Kryemadhi: Ndërkombëtarët kanë bërë pazare me Shqipërinë

E Enjte, 28 February 2019 21:52

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi hodhi akuza të forta ndaj ndërkombëtarëve, ndërsa tha se ata kanë bërë pazare për të shtyrë mandatin e tyre në Shqipëri.

Ajo u shpreh në emisionin “Të Pa Ekzpozuarit” në News 24 se faktori ndërkombëtar është një element perfierik në Shqipëri. Kryemadhi nuk kurseu as shefin e qeverisë, të cilin e quajti si “kokën e krimit të organizuar”.

“Ne kërkojmë standarde dhe vlera për të cilin ju na flisni dhe keni në vendin tuaj. Koka e krimit të organizuar është Edi Rama. Kjo i dhembte shumë Fleckenstienit.

Asnjëri nga ne nuk është prokuror e gjykatës. Thash e theme ka sa të duash. Unë kam informacion, por nuk i faktoi dot sot, por di që ka nisur një investigimi për një euro deputet që është i përfshirë në koncesione me shishe plastike.

OSEB Ka dhjetë vite që bën pazare me qeverinë shqiptare për të shtyrë misionin e saj në Shqipëri. Ata flasin për të drejtat e homoseksualëve jo më për zgjedhjet. Nuk duhet të merremi më me ta. Sa më shumë rrëmujë të ketë në Shqipëri aq më të larta i kanë rrogat ata. Ndërkombëtarët janë një element periferik në Shqipëri”, tha Kryemdhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...