Gazetari italian ‘gozhdon’ Ramën: Ju jeni establishment, ish-ministri në trafik droge

E Enjte, 28 February 2019 22:43

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në programin televiziv TG2 të RaiDue në Itali.

Ai sërish deklaroi se vendi nuk do shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Rama tha se kriza politike është artificiale.

‘Kjo është një situatë mjaft e panjohur, nga ajo që çfarë kam shfletuar në librat e historisë, ka ndodhur në Italinë e viteve ’20. Sikur opozita në Itali, opozita të thoshte duam një qeveri ndryshe se nuk mund të fitojmë me këta, por kjo është një gjë që nuk funksionon,’ tha Rama.

Por mjaft kritik ishte analisti italian, Alberto Negri. Ai foli për një turmë të madhe njerëzish që kanë dalë në sheshet e Shqipërisë.

Kur Edi Rama deklaroi se ky nuk është një revolucion popullor, por revoltë e pallatit të vjetër që po reagon për shkak se qeveria e tij po lufton drogën dhe lojërat e fatit, Negri i tha:

‘Pjesë e establishmentit jeni edhe ju, është koha të merrni përgjegjësi’.

Negri i përmendi kryeministrit edhe marrjen të pandehur të ish-ministrit të tij të brendshëm, Saimir Tahiri. Ai tha se në vend qarkullojnë 2 miliardë euro para të krimit, që përbëjnë një rrezik.

Gazetari i tha Ramës se nga vendi janë larguar 500 mijë njerëz. ‘Nëse njerëzit emigrojnë, do të thotë se aty gjërat nuk janë mirë,’ tha analisti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...