Presidenti Meta takon Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit

Premte, 01 Mars 2019 08:58

Në vijim të vizitës zyrtare në Egjipt, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, zoti Ahmed Aboul Gheit.

Presidenti Meta shprehu vlerësimin për bashkëpunimin shumë të mirë të Shqipërisë me vendet anëtare të Ligës Arabe.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta e përgëzoi zotin Gheit për zhvillimin me sukses të Samitit të parë mes Ligës Arabe dhe Bashkimit Europian, duke hapur një kapitull të ri për bashkëpunimin në të ardhmen.

"Si vend kandidat për në Bashkimin Europian dhe si vend mik me vendet e Ligës Arabe, Shqipëria është shumë e interesuar që ky bashkëpunim të forcohet gjithnjë e më shumë", – u shpreh Presidenti Meta.

Gjithashtu, Presidenti Meta e njohu zotin Gheit me zhvillimet më të fundit pozitive në rajonin e Ballkanit, si dhe orientimin e vendeve të tij drejt Bashkimit Europian dhe NATO-s.

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën dhe tek sfidat me të cilat përballen rajoni i vendeve të Ligës Arabe dhe ai i Ballkanit Perëndimor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...