Basha: Zgjedhje të parakohshme për t’ia kthyer parlamentin qytetarit

Premte, 01 Mars 2019 14:55

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha nga Lezha se aksioni opozitar është një rrugë pa kthim që kalon përmes zgjedhjeve të parakohshme për ti kthyer parlamentin shqiptarëve. Basha mësohet se ka dhënë sinjale për rikandidimin e Fran Frrokajt për bashkinë e Lezhës, por tha se është ende herët për të folur për vendoret.

Lezha ishte ndalesa e dytë e turit të Shpresës, siç i ka cilësuar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha takimet me bazën para protestës së 5 marsit.

Pas diskutimeve në kryesinë lokale, Kryedemokrati bëri të qartë se aksioni opozitar për largimin e Edi Ramës do të ndërthurë protestat qytetarë me shpalosjen e programit të PD për një Shqipëri Europiane.

Basha: Aksioni i radhës do të jetë ndërthurja e protestave të fuqishme qytetare, me shpalosjen e vizionit dhe programit tonë për një Shqipëri dhe një Lezhë të shpresës dhe të të ardhmes që i takon shqiptarëve dhe jo bandave të krimit.

Në takimin me dyer të Mbyllura, Basha mësohet se ka vlerësuar maksimalisht punën e Fran Frrokajt si kryebashkiak i Lezhës, duke dhënë një sinjal për ta rikandiduar për një mandat të dytë.

Por për të folur për vendoret, sipas Bashës ende ka kohë. Do të marrë pjesë opozita në zgjedhjet lokale?

Basha: Kemi kohë të flasim për të gjitha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...