Presidenti Meta: Krenar për kontributin e shqiptarëve në historinë e Egjiptit

Premte, 01 Mars 2019 16:07
Gjatë vizitës zyrtare në Egjipt, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, u takua me përfaqësues të komunitetit të vjetër e të ri shqiptar të Egjiptit. Presidenti Meta vlerësoi kontributin e spikatur që ky komunitet ka dhënë, sidomos gjatë periudhës së Rilindjes, si për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, ashtu edhe për arritjen e pavarësisë së Shqipërisë. Duke u ndalur në miqësinë e hershme midis dy popujve, Presidenti Meta, nënvizoi se një rol shumë të madh luan dhe komuniteti aktual, që vazhdon në traditën më të mirë të ruajtjes dhe promovimit të miqësisë e bashkëpunimit midis dy vendeve. “Shqipëria dhe Egjipti, ndajnë kulturë, histori dhe miqësi, që duhet ta forcojmë dhe zgjerojmë edhe më shumë në të ardhmen. Ju mund të luani një rol shumë të madh në këtë drejtim” – nënvizoi Presidenti Meta. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e komunitetit shqiptar, shprehën gëzimin për vëmendjen e treguar nga Presidenti Meta dhe shprehën besimin se shteti shqiptar do t’i mbështesë më shumë në të ardhmen për ruajtjen dhe promovimin e identitetit të tyre kombëtar në Egjipt.
 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...