Edita Tahiri nderohet nga Çamëria

Premte, 01 Mars 2019 22:30

Shoqata “Çamëria” vlerësoi sot ish-ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës si dhe ish-kryenegociatore e dialogut me Serbinë, Edita Tahiri, për rolin e saj në çështjen çame.

Çmimi ju dorëzua nga kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, gjatë një aktiviteti të organizuar për Masakrën e Filatit.

Vetë Tahiri, teksa u shpreh e nderuar për këtë çmim tha se pa Çamëri nuk ka shtet shqiptar.

Tahiri dha garanci edhe njëherë se kufijtë e Kosovës nuk do të mund ti prekë askush pasi janë të larë me gjakun e dëshmorëve.

Edita Tahiri: Kur u zgjodha Ministre e Jashtme e Kosovës, Çamërinë e kisha në dorë dhe i kisha dhënë dorën sepse Kosova vuante si Çamëria. Në të gjitha takimet e mia ka qenë e pamundur të mos ndërkombëtarizoj çështjen shqiptare dhe pika ku thika e armikut na ka therë më shumë është Çamëria.

Ziti Idrizi përmendi pazaret e Ramës këtu, atje janë të Hashim Thaçit por edhe Rama gjeti me hy në ato pazare. Por po ju siguroj se nuk ka njeri të prekë kufijtë e Kosovës se janë larë me gjak. Ashtu siç po zotohem për Kosovën, po zotohem për Çamërinë.

Nuk mjafton një individ, po ndërtojmë mekanizma gjithëkombëtare sepse duhet të shpejtojmë procesin e zgjidhjes së drejë të çështjes çame. Kur them çame më vjen gjithmonë të them shqiptarët e Çamërisë sepse nuk pajtohem që po na thonë kosovar dhe as çam. Shqiptarët e Kosovës.

Çmimi është vetëm inkurajim për mua.Mbetem e përkushtuar për çështjen çame, ka ecur, është ndërkombëtarizuar. Fakti që edhe në senat është përmendur nga Hilari Klinton.

Modifikuar më Premte, 01 Mars 2019 21:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...