VIDEO/ I gjithëdituri i Ramës bëhet lëmsh, nuk di as vargjet e Naim Frashërit

Saturday, 02 Mars 2019 00:15

“Atje lind dielli i gëzuar, dhe ha… atje dielli është i gëzuar… Atje di… atje dielli është lind i gëzuar dhe hëna e buzëqeshur… (Duartrokitje në sallë për t’i larguar emocionet) Të lutem! Fat i madh e mirësi, atë vend e ka mbuluar. Atje nata është një tjetër natë dhe dita është një tjetër ditë”.

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ishte i pranishëm në Samitin e II të Diasporës, ku dha çmimin “Diaspora dhe angazhimi publik”.

Por siç mund ta shihni edhe në video, ai u mposht nga emocionet duke ngatërruar disa herë vargjet në fjalë.

Ja fjala që mbajti Cakaj, ndërsa u bë ‘lëmsh’ me vargjet e Naimit:

Është ndjenjë krenari e veçantë ta shohësh Diasporën shqiptare të bashkëmbledhur këtu në shqipëri, dhe për më tepër në Shqipërinë që sot vlerëson punën e çmuar që ju bëni për vendin dhe kontributin e vyer që ju jepni për botën.

Teksa pashë emrin e Naim Frashërit lart, natyrshëm më erdhën ndërmend disa nga vargjet e tij, kur nga largësia përshkruan mallin që ndiente për vendin e tij. Dhe nëse nuk gaboj, afërsisht ato janë kështu:

“Atje lind dielli i gëzuar, dhe ha… atje dielli është i gëzuar… Atje di… atje dielli është lind i gëzuar dhe hëna e buzëqeshur… (Duartrokitje në sallë për t’i larguar emocionet) Të lutem! Fat i madh e mirësi, atë vend e ka mbuluar. Atje nata është një tjetër natë dhe dita është një tjetër ditë”.

Por sërish ministri më i lexuar i Ramës u ngatërrua, se në realitet vargjet janë:

“Atje lint diell’ i qeshur edhe hëna e gëzuar,

Fat’ i bardh’ e mirësija në atë vënt janë mbluar;

Nat’atje’shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë,”

Më pas ai dha çmimin për të cilin doli në skenë.

Modifikuar më Saturday, 02 Mars 2019 00:21

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...