Në Shqipëri nuk fshihen kriminelët, fshihet kryeministri

Saturday, 02 Mars 2019 15:41

Situatë aspak e zakontë për një vend normal ku mbizotëron rendi e ligji po ndodh me kryeministrin Edi Rama. Pavarësisht se ka nën sundim 10 mijë policë pasi ashtu i përdor sikur ti kishte ushtarë të tij, Rama është parë t’u fshihet protestave që qytetarët paralajmërojnë kur ai cakton në agjendë të vizitojë qytete të Shqipërisë.

Dje zyrtarisht u njoftua se do të shkonte në Shkodër dhe pasi shkodranët i thanë se nuk je i mirëpritur Rama doli befas në një takim në Durrës.

A të jetë frikë vallë?

Kur opozita lajmëroi protestën e 16 shkurtit, zgjodhi të shkonte në Vlorë e për karshillëk njoftoi me hir e me pahir administratën të mbushte karriget e tij të vendosura nën kamerat manipulatore (këndgjerë, për të treguar masivitet).

Në protestën e radhës, të zhvilluar nga shqiptarët pak ditë më pas para Kuvendit, zgjodhi të fshihet  në rrethet e Cepos në Gjiorokastër, ikën fshehurazi në Lushnjë  për tu takuar vetëm me njerëzit që i kontrollon partia.

Me këtë stil veprimi , hapi tjetër do të jetë hapja e një tuneli poshtë zyrës në kryeministri për tu larguar.

Kjo është jeta publike e një kryeministri në ikje, në Shqipërinë që ai gatoi në këto 6 vite. Një Shqipëri ku frikë ka kryeministri dhe jo bandat e kriminelët që udhëtojnë pa problem mes rrugëve të vendit. Në një Shqipëri që kriminelët se kanë problem të lëvizin me armë në brez dhe në sherrin më banal nuk e përtojnë, vrasin e njerëz.Këta ecin të lirë e me karshillëk ndaj shteti e ligjit, ndërsa kryeministri fshihet sa në një vrimë e sa në një cep. / Redaksionale

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...