De Spiegel: Shqiptarët janë ngritur kundër qeverisë së inkriminuar të Edi Ramës

Diel, 03 Mars 2019 10:50

Dhjetëra mijëra njerëz dalin në protesta çdo ditë.

Punonjës të thjeshtë, sipërmarrës të vegjël dhe intelektualë, studentë, akademikë dhe pensionistë.

 

Lëvizjet e tyre janë quajtur: ‘Drejtësia për Davidin!’, ’1 nga 5 milionë’ ose ‘Kundërshtoni’!

Kur ata dalin në rrugë, ata e quajnë: ‘Hajdutët!’, ‘Dorëheqja!’ ose ‘Ne jemi shtet!’

Kështu shkruan në një shkrim të saj gazeta e njohur gjermane Der Spiegel.

‘#BalkanSpring’ e quajnë atë aktivistët në rrjetet sociale: Pranvera e Protestave në Ballkanin Perëndimor: Në Shqipëri, Serbi, Mali i Zi aktualisht qytetarët janë duke protestuar kundër drejtuesve të tyre të korruptuar dhe autoritar.

Protestat nisën fillimisht nga raste individuale, por më pas janë kthyer në një zemër popullor kundër klientelizmit, korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivel qeveritare.

Në Shqipëri protestat nisën në dhjetor 2018 prej studentëve të cilët u ngritën kundër pagesave të shkollës nga njëra anë dhe kushte të mjerueshme të jetesës nga ana tjetër.

Por më pas protestat e tyre u shtrinë në të gjithë Shqipërinë, duke u kthyer në revoltë popullore kundër qeverisë socialiste të kryeministrit Edi Ramës dhe lidhjeve të tij të dyshuara me krimin e organizuar.

‘Për herë të parë në shumë vite në rajon qytetarët nuk duan më të mbyllin sytë përballë makinacionet të klikave sunduese, është shprehur për Der Spiegel studiuesi politik dhe ekspert i Ballkanit Perëndimor, Vedran Dzihic, aktualisht profesor në Universitetin e Vjenës.

 

Rajoni ndryshon midis eksodit dhe rebelimit

‘Është ende vështirë të parashikohet nëse protestat do të çojnë në ndryshime të mëdha,- tha Dzhiç. - Sidoqoftë, elementi kyç është dëshira e qytetarëve për më shumë demokraci dhe qëndrimi i tyre dukje mos qenë më të frikësuar nga qeveritë’

Dy dekada pas përfundimit të luftërave në Jugosllavi, rajoni po luhatet midis emigrimit masiv dhe rebelimit po masiv kundër qeverive.

Nga zhgënjimi për shkak të mungesës së perspektivave, dhjetëra mijëra njerëz nga Ballkani Perëndimor emigrojnë çdo vit. Në të njëjtën kohë, ata që jetojnë në shtëpi po bëhen gjithnjë e më të pakënaqur me kujdes shëndetësor katastrofik dhe arsimor po ashtu, infrastrukturën e dobët publike dhe problemet mjedisore.

Një diplomat i lartë Europian në Beograd i cili dëshiron të mbetet anonim është shprehur i ashpër me BE-në: ‘Ne jemi dëshmitarë të shkatërrimit të politikës së BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor. Në Komisioni Europian në Bruksel duket se e kanë humbur koherencën dhe vështrimin drejt Ballkanit. Një shprehje e kësaj është se protestat masive në rajon thjesht nuk perceptoheshin nga ana e drejtuesve të BE-së’.

Ndoshta kjo është arsyeja pse në protestat popullore në Ballkan mungon një simbol, që më parë shihej shpesh, por që kësaj radhe mungon plotësisht: Flamurin i BE-së.

Përgatiti: SYRI.net

Modifikuar më Diel, 03 Mars 2019 11:05
Login to post comments