Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, në një postim në Facebook ka publikuar foto nga takimi që ka zhvilloi me drejtues dhe aktivistë të Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës.
Shehu thotë se asnjë lëkundje nga të gjithë, në misionin që opozita i ka vënë vetes, rikthimin e votës së lirë në vend.
Postimi i plotë
Kësaj Rilindje dhe Kryeministri, qe tentuan te “fusin duart” edhe ne zgjedhjet e Komunitetit Mysliman, nuk mund tu besohen kursesi ato politike apo te tjera ne nivel vendi!
Sot ne nje takim me drejtues e aktiviste te PD te Qarkut te Gjirokastres.
Nje falenderim per mbeshtetjen pa rezerva te vendimit tone per te dorrezuar mandatet ne lufte per “voten e lire dhe te ndershme”, per pjesemarjen aktive ne kete aksion te madh politik, ne protestat e fundit dhe te ardheshme te rendesishme,
Asnje lekundje nuk gjeta, ajo qe ka ndodhur ne kete Qark me kanabizimin e tij, terrorizimin e fshatareve si pasoje, blerjen masive te vota e me parate e krimit, jane nje mesim i madh per domososhmerine e garancive per te ardhmen.
Dhe ketu garanci per voten e lire, perballe nje maxhorance qe nuk heziton te tentoje deformimin e votimit edhe ne institucionet me prestigjioze e larg politikes, jane largimi i Kryeministrit, nje Qeveri tranzicioni, rregulla te qarta e te implementuara zgjedhesh.
Pa zgjidhur kete ngerc te madh politik, pa dyshim nuk mund te kete procese te tjera te rendesishme ne vendin tone.