Nga Ylli Manjani
Hipokrizi..
————
Mjeku i Shkodrës që erdhi nga emigracioni, me idenë civile të kontributit në vendin e tij u arrestua e u telendis sa më ska, para pak muajsh!
U arrestua kot, po kot fare! Pa prova e pa faj. Krejt pa lidhje me punën e tij si mjek!
Mora vesh që ka ikur tashmë nga Shkodra dhe është rikthyer në vendin ku jetonte e punonte si profesionist.
Si ky, ka raste plot! Një mjeke tjetër, që sot punon në Paris, i kërkuan vërtetimin e gjuhës Italiane, pavarësisht se ishte diplomuar në Bologna!!! Pa dyshim që iku! Nga sytë këmbët!
Etj, etj, etj….. Raste plot.
Familjet shqiptare kanë vite që investojnë për shkollimin e fëmijve të tyre jashtë vendit. Por vendi nuk i mirpret ata, përkundrazi i përzë.
Qartësisht është më mirë të jetojnë në diasporë sesa si diasporë, dmth me shpresën që vendi i tyre t’i ftojë për kontribut…
Kemi ndërtuar shtetin që përzë shtetasit e tij! Ndaj këto summitet me diasporë janë hipokrite, fallco dhe propagandistike.