Mesazhi për Ramën: Ke frikë nga populli, karrigia nuk mbahet me pahir

Hënë, 04 Mars 2019 09:06

Frika e kryministriët për tu përballur me popullin është komentuar me një shenim në faqen e saj në facebook nga ishdeputetja demokrate Orjola Pampuri.

“Nisesh për Shkodër, e ndërron agjendë në orët e fundit. Nisesh në Fier e qindra qytetarë të refuzojnë, nisesh fshehurazi për në Durrës, mban të fshehtë orën e seances plenare, vendos tela e kamera në ambjentet e jashtëm të Parlamentit. Të ka mbetur vetëm të veshësh e blindosh deputetet si robokopë”, shkruna ajo.

Ja postimi i saj i plotë:

Edi Rama karrigia nuk mbahet me pahir.

Nisesh për Shkodër, e ndërron agjendë në orët e fundit. Nisesh në Fier e qindra qytetarë të refuzojnë, nisesh fshehurazi për në Durrës, mban të fshehtë orën e seances plenare, vendos tela e kamera në ambjentet e jashtëm të Parlamentit. Të ka mbetur vetëm të veshësh e blindosh deputetet si robokopë.

Ndersa ti sa herë ka seanca parlamentare u ngarkon hallexhinjve karrige në krahë, i rreshton në ndonjë lulishte larg Tiranës, e u tregon perralla me dele. Nga ana tjetër ke porositur grupin e posaçëm t'i verë flakën sistemit TIMS, izolon deputetët të përballen me faktet në debate televizive, por asgjë s'mund të mbulojë me bemat e tua. Ti s'mund te shpëtosh nga akuzat për abuzime me PPP, Koncensione e shitblerje votash të faktuara, e bashkëpunim me bandat e krimit. Ty s'mund të të shpëtojë me as pushteti i pervetësuar i teri nga ty. Ti s'mund të mbulosh diellin me shoshë. Fundi yt eshtë fare afër.

Me 5 Mars po të presim bashkë me mijera qytetarë përpara, Parlamentit. Revolta popullore sapo ka nisur, deri në largimin tënd......

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...