Palokës, Ramës: Kot e vonon shpalljen e orës së seancës, do jemi edhe më shumë

Hënë, 04 Mars 2019 10:57

Nënkryetari i PD Edi Paloka ka reaguar pas heshtjes së krerëve të Rilindjes për të deklaruar orën e seancës së radhës në parlament.

“Do jemi ca më shumë këtë herë dhe pak me “të gjallë” se ai gazi na ka ngacmuar ca nerva qe na kishin mbetur te fjetura”, shkruan Paloka duke shtuar se, “Rama ka mbetur vetëm me ca zaberhane e shërbetorë të zhgerryer si ai”.

 “Nuk e shihni, shkruan Paloka,  Kryeminister që fshihet, Parlament që mblidhet në ilegalitet. Mendon se me dhunë do qendrojë ca ditë më shumë, po në fakt sa zgjat agonine e tij e për fat të keq dhe rrezikun për të gjithë, për ditë shumë më të veshtira.

Ja postimi tij i plotë:

Kot e vonon shpalljen e orës së seancës.

Ata që e kanë ndarë mendjen jane bërë sy e veshë e presin. Do lënë çdo gjë e do jenë aty ku e ndjejnë se duhet të jenë. Këtë herë do kesh edhe nga rrethet se i ka bërë Berisha rrugët dhe nga Kukësi për një ore je në Tiranë.

Do jemi ca më shumë këtë herë dhe pak me “të gjallë” se ai gazi na ka ngacmuar ca nerva që na kishin mbetur të fjetura.

Kam një thirrje vetëm për ata që kur njerzit protestojnë, kanë qejf të sodisin nga televizionet e kafeneve; ne se nuk vini në protestë po për arsyet tuaja keni qejfin të rrini në kafe, zgjidhini kafet sa më larg...

Ndërsa ju biznesmenë, pronarë dyqanesh e baresh që e dini, si shumica e shqiptarëve, se kjo qeveri duhet larguar për të mirën e të gjithëve, mos mendoni ate ditë për ato pak lekë që nuk do merrni po mbyllet qepenat. Shihni me larg.

Se pari, kjo është një rrugë pa kthim dhe sa më shumë të qëndrojë në atë karrige Rama, aq më shumë do përkeqësohet situata edhe për ju. Pra sa me parë të bashkoheni për të larguar Ramen aq me të vogla do jenë pasojat.

Së dyti, mos mendoni se çfarë humbni në një ditë, po çfarë do fitoni në vazhdimesi me largimin sa me të shpejtë të monstrës, kur hapsirat të krijohen për të gjithë e jo vetëm për pesë kokrrat që mban Rama.

Sakrifikoni pak sot që mos shkojme në sakrifica të papranueshme nesër.

Rama ka mbetur vetëm me ca zaberhane e shërbetorë të zhgerryer si ai . Nuk e shihni ; kryeminister qe fshihet; Parlament që mblidhet në ilegalitet. Mendon se me dhunë do qendrojë ca ditë më shumë, po në fakt sa zgjat agonine e tij e për fat të keq dhe rrezikun për të gjithë, për ditë shumë më të veshtira.

Prandaj sa më parë të bashkohemi të gjithë kundër tij, aq me shpejt do dali drita...

Kjo për atë qe me gaz e tela me gjemba mendon se do të zgjasi ditët e tij në pushtet.

Modifikuar më Hënë, 04 Mars 2019 12:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...