Braimllari: Rama po instalon në vend juntën ushtarake

Hënë, 04 Mars 2019 14:12

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari me anë të një postimi ne rrjetet sociale ka akuzuar ministrin Sandër Lleshi se kërkon të kthejë Forcat Speciale të Ushtrisë në Policë të Shtetit. Sipas tij, Edi Rama me udhëzimin e Sandër Lleshit për të përfshirë efektivët e forcave speciale të ushtrisë në Policinë e Shtetit kërkon të instalojë në vend juntën ushtarake.

Reagimi i Braimllarit

Edi Rama me udhëzimin e Sandër Lleshit për të përfshirë efektivët e forcave speciale të ushtrisë në Policinë e Shtetit kërkon të instalojë në vend juntën ushtarake.

Edi Rama me këtë udhëzim mbyll rrugën për tu bërë pjesë e Policisë së Shtetit studentët e Akademisë së Sigurisë.

Forcat e Armatosura veprojnë në raste të përcaktuara qartë nga ligji 64/2014 neni 22 për “Përdorimin e forcave të armatosura gjatë gjendjes së jashtëzakonshme”

Përgatitja ushtarake njeh artin e luftës kurse përgatitja e efektivëve të policisë ka të bëjë me parandalimin, zbulimin dhe kapjen e autorëve.

Edi Rama me këtë veprim kërkon të fusë Ushtrinë në Policinë e Shtetit.

Frika nga protestat qytetare i ka hyrë në palcë sepse është i vetëdijshëm që revolta qytetare rëndon drejtpërdrejt mbi Edi Ramën, mbi hajdutërinë, korrupsionin, arrogancën dhe krimin e organizuar që ka suportin e Edi Ramës.

Nuk do ketë skemë ushtarake që do të ndalë revoltën qytetare.

Nesër më datë 5 Mars të gjithë bashkë në protestën qytetare tek sheshi para parlamentit të krimit dhe të hajdutërisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...