Merret peng kryetari i Bashkisë së Vlorës

Hënë, 04 Mars 2019 16:47

Akuza të forta nga ana e ish kryeministrit Sali Berisha në adresë të kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli.

Berisha i referohet mesazhit të një qytetari, i cili tregon se, Leli është marrë peng në zyrën e tij nga Arben Licaj, ose siç njihet ndryshe si Beni i Nazmies, person me të shkuar kriminale pasi është dënuar për vrasje, raporton Syri.net.

Por sipas tij, ka dy javë që policia po e fsheh këtë ngjarje kriminale pavarësisht se juristët e bashkisë e kanë bërë denoncimin.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Narkokryetari i bashkise, Leli merret peng!

Ai eshte anetar i bandave kriminale!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor Berisha. Vlora eshte ne ditet me te keqija te terrorit.Prej dy javesh policia e vlores po mban te fshehur nje ngjarje kriminale. Kryetari i bashkise vlore Dritan Leli eshte marre peng ne zyren e tij me pistolete ne koke nga Beni i Nazmies (Arben Licaj i denuar me pare per vrasje) i cili me pas ka kercenuar edhe tre juristet e bashkise. Ceshtja ka te bej me pallatin qe ka bere Beni Nazmies, te cilin Dritan Leli bashke me vellain e tij Eduard Leli duan tja prishin dhe tja japin token per pallat Julian Metushit nje kapobande tjeter ne qytet. Dritan Leli detyron juristet te firmosin dhe ata nuk pranojne, pasi nga njera ane ata jane te frikesuar nga Beni Nazmies dhe nga ana tjeter se do humbin vendin e punes. Juristet e bashkise kane denoncuar ne polici dhe nuk e kuptoj pse policia nuk po leviz dhe pse e mban te fshehur. Leli eshte bere pjese e bandave ne qytet duke u dhene leje per pallate, hotele, tendera etj. Pritet qe te kete prap perplasje me arme ne vlore. Po jetojm dit te veshtira. Na ruajt zoti femijt. Kemi shume besim te ju doktor se do nderhyni si duhet.

 

Login to post comments