Ftesa e Bashës: Ta zgjidhim krizën bashkë me socialistët, pa Ramën

Hënë, 04 Mars 2019 21:40

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se kriza aktuale do të zgjidhet bashkë me Partinë Socialiste për të rikthyer sipas tij vlerat evropiane.

Pjesë nga biseda:

Basha: Kërkesa jonë dhe vullneti ynë politik është që bashkë me Partinë Socialiste ta zgjidhim këtë krizë politike, institucionale, kushtetuese, duke bërë hapin e parë që është një qeveri e palidhur me krimin, pa Edi Ramën kryeministër, një qeveri e cila nuk i lidh duart drejtësisë për të vepruar në ato raste ku politikanët janë kapur në flagrancë. Rasti Dako është vetëm maja e ajsbergut.

Zheji: Është hera e parë që po dëgjoj nga ju në mënyrë eksplicide një ftesë direkte për Partinë Socialiste...

Basha: Nuk është hera e parë! Kjo betejë nuk është një betejë që i bashkon shqiptarët. Nuk po bëhet që të vijë në pushtet një parti apo një parti tjetër por që të kthejmë në Shqipëri sistemin dhe vlerat evropiane për të cilën shqiptarët po ikin siç kanë ikur në vitin 1990.

Login to post comments