Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, i bëri thirrje policisë që të mos zbatojë urdhrat për lëshimin e gazit lotsjellës ndaj protestuesve.
Pjesë nga biseda:
Basha: Unë i bëj thirrje çdo efektivi të policisë së shtetit, të mos zbatojnë urdhra të paligjshëm, të cilat çojnë në një përdorim disporporcional të dhunës siç është përdorimi i gazit lotsjellës në protestën e fundit.
As gazi lotsjellës, as tinzaritë dhe as truket e Edi Ramës dhe lejtnantit të tij nuk do t'i pengojnë qytetarët për të dalë në protestë, sepse ka ardhur ora e zgjidhjes. Veprime të tilla vetëm sa e shtojnë zemëratën e njerëzve.
Gazi nuk është zgjidhje, është një stimul shumë i fortë për ta çuar betejën deri në fund.