Shtypi i huaj: Protestuesit shqiptarë shtyjnë qeverinë e goditur nga skandalet, drejt dorëheqjes

E mërkurë, 06 Mars 2019 08:40

Jehona e protestave së qindramijë shqiptarëve kundër një qeverie të goditur nga disa skandale korruptive po pasqyrohet nga shtypi i huaj gjithnjë e më shumë. Në artikullin e botuar më 5 mars 2019, "The Irish Times" shkruan:

Mijëra shqiptarë protestuan të martën jashtë parlamentit në kryeqytetin e tyre Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të bënin thirrje për zgjedhje të parakohshme.

Disa demonstrues hodhën fishekzjarrë dhe dogjën goma përpara një rreshti policësh që mbronin parlamentin dhe hidhnin herë pas here, gaz lotsjellës, por protesta përfundoi pa u përsëritur përplasjet, lëndimet dhe arrestimet që kishin dëmtuar tubimet e mëparshme.

Protestat janë kulmi i zemërimit dhe i zhgënjimit për një sërë çështjesh, që nga korrupsioni dhe rritja e kostos së arsimit, deri tek blerjet e dyshuara të votës në zgjedhet e 2017-ës dhe akuzat ndaj qeverisë për lidhje me krimin e organizuar.

  1. Rama dhe ligjvënësit e tij socialistë shpresojnë të fillojnë bisedimet me BE-në në qershor, por Lulzim Basha, lideri i opozitës, i demokratëve të qëndrës së djathtë, i tha protestuesve se qeveria ishte duke i shkatërruar shpresat e Shqipërisë për integrimin në Perëndim.

“Nuk ka nevojë Evropë për një Shqipëri me korupsionin në nivelin më të lartë, Europa nuk i hap dyert për hajdutët,” tha ai. “Vetëm zgjehdjet e lira mund ta shpëtojnë Shqipërinë”, shtoi ai, ndërsa bëri thirrje për një tjetër protestë më 16 mars, që duhet të jetë “akti vendimtar që do të hapë dyert e shpresës për të gjithë shqiptarët.”

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...