Zv. ambasadorja e SHBA në selinë e PD, takim me Bashën

E mërkurë, 06 Mars 2019 10:44

Përfaqësuesja e SHBA-ve në Shqipëri, zëvendës ambasadorja Leyla Moses-Ones ka mbërritur paraditen e sotme në selinë e Partisë Demokratike. Në kuadër të zhvillimeve politike, protestave të opozitës dhe djegies së mandateve nga shumica opozitare, Moses Ones do të zhvillojë një takim me kreun e PD, Lulzim Basha dhe përfaqësues të tjerë.

Deputetët e opozitës, PD-LSI, PDIU, PBDNJ vendosën të djegin mandatet parlamentare si e vetmja masë ekstreme për t’u përballur me qeverinë. Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ngritjen e një qeveri tranzitore që do e përgatiste vendin për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme.

Presidenti i Republikës Ilir Meta iu ka bërë thirrje palëve për dialog por me sa duket si nga maxhoranca ashtu dhe nga opozita nuk ka tërheqje.

Kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të maxhorancës janë shprehur kundër kërkesave të opozitës për qeveri tranzitore. Nga ana tjetër lideri i opozitës, Lulzim Basha ka deklaruar se nuk ka kthim pas.

Modifikuar më E mërkurë, 06 Mars 2019 12:22

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...