Pse Rai nuk e shpëlau dot pluhurin e kokainës...

E mërkurë, 06 Mars 2019 13:04

Teksa shqiptarët e kishin rrethuar nga të katër anët sallën e seancave plenare të Republikës së Shqipëri, Edi Rama nxitoi të merrte fjalën aty për të braktisur pastaj me shpejtësi.

Arsyeja sipas tij ishte shumë e rëndësishme. Do të duhej të udhëtonte drejt Italisë për të derdhur në televizionin e vendit fqinj Rai të gjithë gënjeshtrat që thotë për shqiptarët, tashmë për publikun italian.

Që prej fillimit deri në fund Rama nuk bëri asgjë më shumë dhe asgjë më pak sesa një propagandë bajate dhe neveritëse.

Një prej pyetjeve që iu bë aty Edi Ramës ishte në lidhje se situatën ku e futi vendin Rama duke e bërë që të cilësohet nga të gjitha mediat e huaja si ‘Kolumbia’ e Evropës për shkak se u shndërrua e gjithë Shqipëria në një plantacion gjigand droge.

Por Rama duhet të jetë kthyer shumë i zhgënjyer dje nga intervista. Asnjë nga broçkullat që ai tha aty nuk e lau dot pluhurin e kokainës që ai ia ka hedhur gjithë shqiptarëve si imazh.

U përpoq që të përfshinte në këtë derexhe edhe institucionet ligjzbatuese italiane, duke përdorur si varkë shpëtimi “Guardia di Finanza”. Por as kjo nuk e shpëtoi dot nga siguria që ka populli italian se në çfarë situate ndodhet Shqipëria dhe shqiptarët.

Ajo shfaqje e neveritshme e mbrëmshme, përveçse e ballafaqoi akoma edhe më shumë Ramën me të vërtetat e zeza që ai mban mbi supe nuk realizoi asnjë qëllim tjetër. 55news.al

Modifikuar më E mërkurë, 06 Mars 2019 13:22

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...