“Krimi vë dorë mbi arsimin në Dibër”/ Ish-Deputeti denoncon shkarkimet politike nga puna

E mërkurë, 06 Mars 2019 17:30

Ish-Deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, në një postim në Facebook, denoncon një rast në arsim në qarkun e Dibrës, ku Fatbardha Miftari, prej 11 vitesh mësuese në gjimnazin ” Said Najdeni Peshkopi” e kanë hequr nga puna dhe e kanë transferuar në shkollën më të largët të rrethit Dibër në fshatin Mustafe dhe akuzon qeverinë se arsimin e ka kthyer si pronë dhe si vend pune për militantë.

Postimi i plotë

“Krimi vë dorë mbi arsimin në Dibër”

Vetëm dy ditë para festës së mësuesit “pronarët” e Drejtorisë Arsimore Dibër largojnë një mësuese nga puna…!
Mësuesja Fatbardha Miftari me arsim të lartë , me master profesional të shkallës së dytë është transferuar në shkollën më të largët të rrethit Dibër në fshatin Mustafe, me qëllim të japë dorëheqjen si mësuese.
Mësuesja në fjalë, me një integritet të lartë moral dhe profesional, e përkushtuar në profesioninin e saj si misioni me i denjë i shoqërisē, ka 12 vite punë në arsim , dhe prej 11 vitesh është mësuese në Gjimnazin Said Najdeni Peshkopi
Kur arsimin e trajton si pronë , kështu ndodh !
Kur arsimin e trajton si vend pune për militantë , kështu ndodh !
Veç nuk ka ndodhur ende ajo më e madhja …bomba e madhe është në duart e qytetarëve Dibranë.
Goditja dhe shkatërrimi i arsimit është bomba më e madhe , rritja e një brezi të pa/arsimuar nga “militantë-arsimtarë” , kryesisht me shkolla të mesme apo me “diploma” të blera, që veç marrin shpërblimet për blerjen apo vjedhjen e votave, brenda pak kohësh do t’u shpërthejë në duar jo vetëm dibranëve por gjithë shqiptarëve.
Kërkojmë urgjentisht nga “kukulla” që merr rrogën si Ministre Arsimi të rishikojë vendimet që japin “pronarët” e Arsimit në Dibër .
Kërkojmë nga “kukulla” që të shikojë mënyrën se si merren dhe largohen mësuesit në Dibër dhe mos na bëjnë shoë me portale.
Kërkojmë nga “kukulla” që të mos e shkatërrojë arsimin , mos shkatërrojë brezin e ri .
Kërkojmë në mënyrë urgjente që “kukulla” që merr rrogën si Ministre të shohë pamjet e asamblesë së “bandës” Socialiste në Hotel Veri , ku ishin të gjithë arsimtarë , mësues , drejtorë shkollash ,ditën e premte në orar zyrtar pune.
Ishte edhe kryetarja e PS e cila është mësuese në po të njëjtën shkollë me znj.Fatbardha …
Këtë zonjë e kemi denoncuar edhe herë të tjera që nuk zhvillon mësim dhe merret me punët e partisë në orar pune, në ambjente zyrtare, shkolla apo zyra të njësive administrative.
“Pronarëve” të Drejtorisë Arsimore ju bëjmë me dije:
Se Dibra ka parë shumë, kanë kaluar Krajli e Sulltana dhe nuk e kanë nënshtruar…
Mos ju shkojë ndër mend se mund të nënshtroni askënd .
Kanë kaluar me dhjetra drejtorë dhe askush nuk ka shkatërruar arsimin si ju , duke “zhdukur” profesionistë, që nuk “shesin shpirtin” tek ju.
Mos ju shkojë ndër mend se do ju shkojë gjatë kjo metoda alla Rama , ku drejtorë kukulla firmosin urdhra që merren nëpër “hotele a pijetore” …
Edhe një herë i bëjmë thirrje asaj kukullës që radhit Kryeministri në ikje , hajde urgjent dhe analizo gjendjen kritike ku është degdisur arsimi në Dibër . Hajde dhe bëje në këto ditë të fundit që u kanë mbetur , nëse në subkoshiencën tënde keni sadopak ndërgjegje që të vret, se po paguhesh me taksat e Shqiptarëve…!
Kjo eshte nje kembane alarmi , per te gjithe shoqerine shqiptare, per ju Trupin Diplomatik qe asistoni ne Shqiperi, qe jeni garancia me e larte e demokracise dhe e mendimit ndryshe.
Kjo eshte aroganca e Rilindjes te lidhur me krimin.
Ky pushtet nuk mundet te luftoje krimin e organizuar.
Ne kete vend nuk ka drejtesi.
Ky pushtet eshte i korruptuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...