Nishani: Nëse kjo krizë politike nuk zgjidhet shpejt, do ketë pasoja në 20 vitet e ardhshme

E mërkurë, 06 Mars 2019 21:01

Ish-presidenti i Republikës dhe kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani, ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Byro Politike”. I pyetur nëse kishte dijeni përpara se Lulzim Basha të njoftonte se opozita do digjte mandatet, ish-kreu i shtetit tha para vendimit ka pasur një proces konsultimesh.
Mimoza Koçiu: E dinit që do digjeshin mandatet?
Bujar Nishani: Ka pasur një proces konsultimesh. Nuk e di kush e ka ditur më parë. Ka qenë një proces diskutimi i kryetarit me paketën dhe bashkëpunëtorët e tij.
Ndër të tjera, në studio përballë gazetares Mimoza Koçiu dhe analistit Arian Curi, kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së tha se qytetarët duhet ta shikojnë situatën politike si ndërpartiake. Nëse kjo nuk ndalet së shpejti sipas Nishanit atëherë pasojat do të shfaqen në 20 vitet e ardhshme.
“Unë mendoj që çdo qytetar duhet ta shikojë situatën si ndërpartiake. Jemi në situatë e cila nëse nuk ndalet shpejt, do fillojë ta japë impaktin e vet të fatalitetit, në 20 vitet e ardhshme. Po rrezikojmë një zhbërje, të këtij shteti dhe kësaj shoqërie. Kemi 4-5 vite që ka hemorragji masive të resurseve njerëzore. Për shumë arsye. Nga njëri ekstrem te tjetri. Unë e kuptoj pse ka hemorragji njerëzore nga Afrika, Siri, Lindja e Mesme, por që të kishim këtë hemorragji të rikthyer, unë mendoj që sot është një përgjegjësi e madhe dhe është një shoqëri që ka hyrë në ngecje. Zotëria që është kryeministër, nuk lëviz, sepse nëse lëviz duhet të marrë përgjegjësinë si autori kryesor i kësaj katandisje. Kemi një kolaps të tërë shoqëror, social, tani dhe institucional”, tha Nishani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...