Djegia e mandateve pengon integrimin? Gjosha: Ngërçi qëndron tek mosfunksionimi i shtetit

E Enjte, 07 Mars 2019 10:51

Ish-deputetja e Lëvizjes Socilaliste për Integrim, njëkohësisht ish-ministre e Integrimit Klajda Gjosha në një intervistë për gazeten “Standard” ka vlerësuar protestën e ditës së martë para parlamentit, ku u shpreh se mbështetja e qytetarëve ishte e jashtëzakonshme dhe motivim për opozitën. E pyetur për skenarin e protestë së 16 marsit ajo ka theksuar se kjo protestë është qytetare, dhe kjo është demonstruar dhe në protesat e kaluar. ”Sot nuk ka mbetur më asnjë akt politik për opozitën përveç se t’i bashkohet protestave në masë të qytetarëve dhe t’i japë atyre në dorë të vendosin për të ardhmen e Shqipërisë. Sa më parë të kuptohet ky mesazh, aq më pa kosto do të jetë për vendin”,-u shpreh Gjosha.

Si e vlerësoni protesten e ditës së martë?

Një protestë sërish me një mesazh politik të rëndësishëm duke qënë se kishim aktin e dytë pasues për djegien e mandateve nga kandidatët e tjerë në listat pasuese. Mbështetja qytetare është e jashtëzakonshme dhe janë pikërisht ata që e motivojnë opozitën të jetë gjithnjë e më e vendosur në këtë vendim.

Cili është skenari i opozitës për protesten e 16 marsit?

Mendoj që opozita ka ndërmarrë një hap shumë madhor në historikun e saj politike, që mund të quhet sakrificë por edhe një vendosmëri që situata në Shqipëri të ndryshoj një herë e përgjithmonë. Topi tani është në fushën e Z. Rama, i cili duhet të jetë më i matur dhe më përgjegjshëm në veprimet e tij, të cilat rëndojnë në të ardhmen e vendit. Sot nuk ka mbetur më asnjë akt politik për opozitën përveç se t’i bashkohet protestave në masë të qytetarëve dhe t’i japë atyre në dorë të vendosin për të ardhmen e Shqipërisë. Sa më parë të kuptohet ky mesazh, aq më pa kosto do të jetë për vendin! Gjatë gjithë kësaj kohe në sheshet e Tiranës ka pasur mijëra qytetarë, paqësor dhe të përgjegjshëm, qē kanë ushtruar të drejtën e tyre legjitime për të protestuar mbi padrejtësitë, kapjen e shtetit, mungesën e demokracisë, taksat e larta, papunësinë, vjedhjen e pronës, largimin në masë të shqiptarëve dhe për shumë arsye të tjera. Kjo e drejtë do të ushtrohet sërish në 16 Mars por këtë rradhë të jeni të bindur që numri i qytetarëve do të jetë edhe më i madh se ai i 16 Shkurtit.

Në seancë paralementare të ditës se marte u betuan katër deputet të rinje për të formuar opoziten e re. Si e komentoni vendimin e tyre?

Të gjithë deputetët kanë të drejtë të marrin vendimin për zgjedhjet e tyre personale. Ata do të duhet të mbajnë vetë edhe përgjegjësinë para opinionit publik dhe qytetarëve. Vendimi i partive politike për djegien e mandateve është një vendim politik dhe asnjë zgjedhje personale nuk e cënon dot atë.

Mazhoranca është shprehur se djegia e mandateve nga opozita pengon integrimin e vendit në BE. Cili është komenti juaj dhe sa shanse ka që Shqipërisë ti hapen negociatat në qershor?

Nuk duhet të jemi naiv kur diskutojmë për proçesin e integrimit europian. Procesi ka kushte dhe kërkesa specifike ku të gjitha sot janë të parealizuara, shoqëruar me reforma fasadë që e kanë humbur besueshmërinë. Shqipëria vazhdon të endet mes çështjeve madhore që prekin demokracinë dhe stabilitetin, duke filluar me mungesën e shtetit të së drejtës, pandëshkushmërinë, mungesën e zgjedhjeve me standarde, mosfunksionimin e intiticioneve, dhunimin e tē drejtës pronës, administratën e politizuar, korrupsionin dhe krimin e organizuar. Nëse do të shohim situatën nga këndvështrimi i vendeve anëtare situata bëhet edhe më shqetësuese pasi secili vend ka problematika serioze në lidhje me Shqipërinë. Franca për shembull është një nga vendet më strikte mbi problemin e azilkërkuesve, Hollanda përqëndrohet në çështjet e luftës kundër drogës dhe grupeve kriminale, dhe kështu me rradhë në secilin vend anëtar do të gjenim kritere dhe kushte të pafundme që në thelb ngrenë problemin e mosfunksionimit të shtetit! Besoj që këto çështje e dëmtojnë më shumë se gjithcka tjetër procesin e integrimit europian.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...