Dokumentet/ 10 mln dollarë lobim, Soros pagoi para për dërgimin e Donald Lu në Kirgistan

E Enjte, 07 Mars 2019 18:30

Miliarderi liberal Xhorxh Sorors ka shpenzuar vet në pjesën e dytë të vitit të kaluar më shumë para për lobime sesa në gjysmën e parë të vitit 2018.

Qendra e politikave për një Shoqëri të Hapur në Uashington e cila merret me çështje të brendshme dhe të jashtme në SHBA, dhe që funksionon si e pavaruar nga Fondacionin për një Shoqëri të Hapur, raportohet se ka shpenzuar më shumë se 10.37 milionë dollarë mes datave 1 prill dhe 30 Korrik, një shumë kjo 8 milionë dollarë më tepër sesa 2.5 milionët e shpenzuar më herët gjithmonë në fushën e lobimeve.

Siç raportojnë mediat amerikane, rritja e shpenzimeve për lobim i atribuohet sidomos emërimeve si Ambasador të Donald Lu-së në Kirgistan dhe të David Kornstein si ambasador i Ri i SHBA-së në Hungari, që është edhe vendlindja e vetë Xhorxh Sorrosit.

Screenshot_2.jpg

Parlamenti hungarez miratoi vitin e kaluar një ligj që kishte si objekt organizatat jofitimprurese të huaja të cilat mund të kërcënonin interesat politike dhe ekonomike të vendit dhe mund të ndërhynin në funksionimin e institucioneve.

Megjithëse ligji në fjale nuk e përmend direkt emrin e Xhorxh Sorrs, shume politikanë hungarez kërkojnë që organizatat e lidhura me Soros të largohen njehere e përgjithmone nga vendi.

SYRI.net ka siguruar dokumentet zyrtare që vet Qendra për Politikë e Shoqërisë së Hapur ka depozituar në Departamentin e Shtetit dhe ku janë të deklaruara aksionet lobiste që Xhorxh Soros ka ndërmarrë gjatë vitit te kaluar.

Ajo që bie në sy është fakti se një nga investimet kryesore të spekulantit miliarder ka qenë pikërisht lobimi për emërimin e Donald Lu si ambasador i SHBA-së në Kyrgisitan. Donald Lu e mori postin e tij diplomatik, pasi kishte shërbyer më herët edhe si ambasador i SHBA-së në Tiranë.

Shpesh herë nga media dhe politikanë të ndryshëm ambasadori Lu është kritikuar si një njeri qe kishte lidhje me spekulantin miliarder, i cili nga ana tjetër njihet për miqësinë e tij të ngushtë me kryeministrin aktual të Shqipërisë, Edi Rama.

Screenshot_3.jpg

Një nga pikat e forta të bashkëpunimit që ka patur mes Ambasadorit Donald Lu dhe fondacionit Soros ka qenë edhe Reforma në Drejtësi, e cila me gjithë dritëhijet e veta dhe akuzat e opozitës se po përdoret si një armë që po merret nën kontroll nga mazhoranca është mbështetur fort dhe pa rezerva nga ish-ambasadori i SHBA në Tiranë.

Një tjetër fushë në të cilën Xhorxh Soros ka investuar fort me 10 milionë dollarët e tij gjatë vitit të kaluar, ka qene edhe çështje që kanë të bëjnë me rrugëtimin Europian të Shqipërisë.

Sesa efektiv dhe në çfarë drejtimin ka qenë ky investim i Xhorxh Soros, sot nuk mund të thuhet për aq kohë sa Komisioni Europian e ka propozuar 3 herë çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe po aq herë vendet anëtare të BE-së e kanë refuzuar atë.

Login to post comments