Basha në ‘Zonë e Lirë’: Hajdutët i ka kapur frika nga dënimi popullor

Premte, 08 Mars 2019 21:28

I ftuar në Zonë e Lirë përballë Arian Çanit, kreu i opozitës Lulzim Basha ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Sipas tij, njerëzit e kanë kuptuar se ka ardhur momenti për ndryshim rrënjësor.

“Për herë të parë nuk kanë frikë qytetarët, por ka frikë Rama. Hajdutët të kapur me presh në duar i ka kapur frika nga dënimi popullor. Është një vendim i paprecedentë që kërkon guxim të madh. Nëse vazhdojmë kështu dhe ky vend boshatiset. Jo thjesht për të ndryshuar pushtetin, por vendin.  Ka nevojë për një ndryshim të madh. Dhe njerëzit këtë e kanë kuptuar. Është kapur në vjedhje qindra milionëshe me PPP-të. Premtuan reformë në shëndetësi, shëndetësia në pikë të zezë, premtuan reforma në arsim, arsimi në degradim”, u shpreh Basha.

Ai shtoi se, "këto kanë qenë protestat më të mëdha pas vitit 90. Kupa është mbushur. Nuk kemi çfarë presim".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...