Kryetari i Partisë demokratike pati një takim me banorët e Paskuqanit. Duke folur me banorët ai vlerësoi punët e bëra atje nga kryebashkiaku Xhelal Mziu, që sipas tij ka mbajtur premtimet me investimet që ka realizuar.
Kryetari i opozitës, në një farë mënyre ka konfirmuar kandidaturën e zotit Mziu për Bashkinë Kamëz-Paskuqan, edhe pse tezat e tij janë për zgjedhje të parakohëshme politike, me një qeveri tranzitore.
Basha u shpreh se Xhelal Mziu do të bëjë edhe më shumë për komunitetin atje, kur të bashkëpunojë me një qeveri tjetër, që mendon dhe punon për njerëzit.
																					
								
 
 
						
																									
																									





