FOTO/ Prokuroria nis hetimet ndaj Elisa Spiropalit

Saturday, 09 Mars 2019 16:13

Prokuroria e Tiranës ka nisur sot hetimet për ministren Elisa Spiropali, bashkëshortin dhe vëllain e saj, të dyshuar për përfshirjen në një skemë përfitimi dhe pastrimi parash.

Lajmin e bën të ditur Boldnews, të cilët denoncuan një sërë tenderësh publikë në Ujësjellës-Kanalizimet Fier, të fituar nga kompania Solomon Construction, në pronësi të vëllait të Spiropalit, gjatë kohës që bashkëshorti i Spiropalit drejtonte të njëjtin institucion.

Prokuroria ka marrë të gjitha materialet e denoncuara.

Po ashtu, dhe Inspektoriati i Lartë i Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) ka nisur hetimin administrativ për pasurinë e Spiropali, menjëherë pas bërjes publike të investigimit.

ILDKPKI po heton jo vetëm pasurinë dhe burimet e Zonjës Spiropali dhe familjarëve të saj, por dhe nëse ka pasur konflikt interesi.

Investigimi për kompaninë Solomon Construction

Rreth dy javë më parë u publikua një investigim të thelluar mbi kompaninë Solomon Construction, të krijuar nga Enkli Spiropali, vëllai i ministres së Shtetit, në Gusht 2013, në kohën kur Partia Socialiste mori pushtetin.

Në Mars 2014, kompania e Spiropalit fitoi tenderin e parë me vlerë 6.6 milionë lekë nga Ujësjellës-Kanalizimet Fier, drejtuar nga Salarjon Totaj, partneri i motrës së tij, ministres së sotme, në atë kohë Drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave.

Pasi fitoi tenderin, Enkli Spiropali ia shiti kompaninë Marjus Memushajt, kushëririt të dytë të Salarjon Totaj. Nën pronësinë e Memushajt, kompania Solomon fitoi edhe disa tenderë të tjerë në Ujësjellësin e Fierit, i cili drejtohej ende nga kushëriri i tij i dytë, Totaj.

Deri në Shtator të vitit 2016, kohë kur Salarjon Totaj u largua nga Ujësjellësi i Fierit, kompania Solomon fitoi disa tendera, me vlerë totale rreth 350 mijë dollarë amerikanë.

Paralel me tenderat e Ujësjellësit, Solomon fitoi edhe fonde publike nga Dogana e Fierit dhe e Vlorës, struktura nën varësinë direkte të Elisa Spiropalit në kohën e zhvillimit të procedurave të prokurimit publik.

Të dhënat e siguruar nga Boldnews krijojnë dyshime se kompania Solomon është përdorur si ‘mbulesë’ për ndarjen e fondeve publike mes familjarëve Spiropali-Totaj

auto Solomon Spiropali 696x4061552142872auto Solomon Spiropali 696x4061552142872

Login to post comments