Dy dosjet me përgjime që se lënë Ramën të flejë rehat

Diel, 10 Mars 2019 10:38

Dy dosje penale me numra 339 dhe 184 janë në duart e prokurorisë se krimëve të rënda. Ndonëse prokuroria po i vonon, por nga një kopje të kësaj dosje e ka një sherbim intelegjent perendimor si dhe një lider nga partitë e opozitës. Pra edhe sikur prokuroria të orvatet të grisë fletë të përgjimeve, përsëri ka kopje. Natyrisht nuk mundet të bëhen publike sekretet e këtyre dosjeve, pa shkuar në gjyq, sidomos dosja nr. 184, e cila mbetet me skandaloze se dosja 339 ku del kryebashkiaku i Durresit duke folur për blerje votash me bandat kriminale. Në dosjen 184 del edhe vetë kryeministri.

Kryeministri po bën çdo përpjekje që prokuroria të vonojë zbardhjen e dosjes nr.339 dhe 184 pasi dalin në regjistrime ministra, ish-ministra, deputetë, kryebashkiakë dhe banda kriminale duke bërë pazar në blerje votash. Dhe të gjithë nga PS.

Kjo e dërmon mazhorancën dhe kryeministrin.

Por dosja 184 pritet të zbardhet për publikun nga opozita, pavarësisht se prokuroria po bën presion për te gjetur se nga ka dalë kopja e dosjes, ku ka dvd, etj etj.

Modifikuar më Diel, 10 Mars 2019 10:42
Login to post comments