"Nuk jap dorëheqjen sikur nami të bëhet" thotë Rama, por 200 mijë shqiptarë rethojnë kryeministrinë më 16 Mars

Diel, 10 Mars 2019 12:22

Opozita ka thërritur protestën më të madhe, sipas saj, të bërë ndonjëherë në këto 28 vite. Parashikohen mbi 200 mijë veta para kryeministrisë dhe në Bulevardin “Deshmorët e Kombit” me datë 16 mars. Protesta ka si datë vetëm fillimin, por nuk ka datë mbarimi. Skenarin e kësaj dite e dijnë vetëm Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, të cilët janë shprehur se “nuk do ketë protestë tjetër, pasi me 16 mars do ta rrëzojmë kryeministrin”.

Nga ana e tij kryeministri Rama i pyetur nga “Koha Jone” tha prerë se nuk ka ndërmend ta mendojë dorëheqjen dhe se vetëm në vitin 2021 do të ketë zgjedhje parlamentare. Bile burime kryeministrore dhe nga kupola e PS-së u shprehën se “nuk jep dorëheqjen, sikur të bëhet nami me 16 apo 17 apo 18 mars!”.

Pra opozita po shkon në përplasjen finale me Edi Ramën, i cili me datë 16 mars ka urdhëruar krejt forcat e policisë të jenë Tiranë, duke lenë një shërbim formal nëpër rrethet e vendit. Llogariten mbi 7 mijë forca policie, pa harruar edhe forcat e ushtrisë, të cilat do vishen me uniformë policie për të mos renë në sy nga opozita dhe vëzhguesit e huaj.

Dhjetra televizione të huaja kanë kërkuar akredim për datën 16 mars, por e kanë lenë hapur datën e largimit. Kjo tregon se shërbimet partnere kanë informacione për përplasje të dhunshme nga moria e madhe e protestuesve, nëse kryeministri nuk vendos të pranojë zgjedhje të reja me një qeveri tjetër.

Data 16 mars, sipas opozitës, do jetë data finale e largimit të Edi Ramës.

Ndërkohë në grupin parlamentar të PS-së një ministër dhe tre ish-ministra, bashkë me disa deputetë, po shikojnë mundësinë e kërkesës për largimin e Ramës si kryeministër që vendi të mos shkojë në destabilitet e djegie./ Koha Jonë

Login to post comments