Fjala e Viktor Tushës në takimin me strukturat e LSI-së Lezhë
E nderuara Znj. Monika Kryemadhi, të dashur vëllezër dhe motra, mbështetës e simpatizantë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të dashur socialistë të ndershëm që keni gjetur rrugën e drejtë të zhvillimit të Shqipërisë, faleminderit që jeni sot në këtë takim do të thosha shumë emocionues të Lëvizjes Socialiste për Integrim në bashkinë e Lezhës. Në fakt është privilegj të flasësh para jush, është kënaqësi, sepse jeni ata të cilët na keni dhënë gjithnjë kurajo për të ecur përpara, për të gjetur rrugën e drejtë të zhvillimit. Ne në fakt i dorëzuam mandatet para pak ditësh por kjo pjesëmarrje masive sot në këtë takim tregon drejtësinë e atij vendimi drastik, ekstrem, që mori opozita shqiptare dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
Dhe ne sot nuk është se kemi dorëzuar mandatin, ky është mandati që ka LSI-ja, jo në Parlament e Shqipërisë, të krimit dhe të drogës, por në parlamentin e popullit.
Faleminderit që jeni sot këtu sepse me pjesëmarrjen tuaj ne japim një mesazh mazhorancës së krimit, qeverisë së drogës, e cila sot më tepër se kurrë është një partnere e bandave kriminale dhe krimit të organizuar. Ju garantoj se ne nuk do t’i kishim dorëzuar mandatet edhe pse e denoncuam votën e vjedhur, ia denoncuam ditën e parë në seancës plenare të Parlamentit të Shqipërisë se votat e Shqiptarëve janë transformuar, janë shantazhuar, janë blerë me furgona policie duke shpërndarë jo thjesht thasë mielli, por shuma marramendëse, pikërisht për t’i hequr mandatit Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe për të siguruar atë pushtetin e krimit.
Por me gjithë atë nuk do ta kishim dorëzuar mandatit nëse Kryeministri Rama, nëse qeverisa shqiptare dhe mazhoranca do të kishin një qasje tjetër për drogën në Shqipëri, për krimin e organizuar dhe kriminelët në Shqipëri.
Dhe kriminelët në Shqipëri, do të kishin një qasje tjetër për popullin shqiptar, për njerëzit që jetojnë me ndihmë ekonomike 50 mijë lekë të vjetra, kush është me fat. Që me ato lekë nuk arrijnë absolutisht jo të mbyllin muajin por as të sigurojë produktet bazë për të jetuar. Dhe qeveria shqiptare dhe kryeministri i pashpirt heq nga skema e ndihmës ekonomike mbi 20 mijë familje. E sa e sa të tjera. Nuk do ta kishim dorëzuar mandatin nëse Kryeministri, qeveria, mazhoranca, do të kishin pranuar që të uleshin taksat në Shqipëri. Që të mos trefishohej taksa e pronësisë, që të ulej TVSH nga 20% në 4 apo 5% për artikujt e shportës, për të bërë që familjet tona të jetojnë cilësisht mbi minimumin jetik. Të sigurojnë ato nevoja jetike, por jo të gjitha në veshin e shurdhët. Dhe për të mos fol pastaj për arrogancën e pashembullt të Kryeministrit dhe të qeverisë dhe korrupsionin galopant për të cilin jam i sigurt që do të flasë dhe Kryetarja. Por nuk ka sesi, atëherë kur fajin e kishte LSI për shkakun e tepsisë, e jua them sinqerisht të gjithëve, që LSI ka qenë krenare që e ka patur dorën në timonin e Edi Ramës. Sepse po e shohim sot se çfarë drejtimi i ka dhënë Shqipëria pa timon fare. Kemi qenë krenarë sepse me atë forcë që kemi mbajt timonin, nuk e lamë Shqipërinë që të devijonte kështu siç po devijon sot. Tashmë korrupsioni është rritur në mënyrë skandaloze, Shqipëria ka rrëshqitur dhe 9 vende të tjera në listën e vendeve me korrupsion më të lartë. E pra LSI nuk është sot në pushtet, opozita nuk është sot në pushtet, por Edi Rama kërkon me arrgoancë që jo të qeverisi shqiptarët por të tallet me shqiptarët. Kjo është arsyeja që LSI jo thjesht dorëzoi mandatet e veta për vetëvrasje politike ashtu siç e quan Edi Rama. Dorëzuam mandatet për ti vënë fre qeverisjes së keqe të korruptuar kriminale të Edi Ramës. Dhe unë jam i sigurt që së bashku me ju në zgjedhjet e parakohshme dhe në zgjedhjet vendore ne do ti fre kësaj qeverisje dhe këtij kryeministri arrogant dhe të pashpirt.