Pas arrestimit të 56 vjeçarit Pellumb Isufaj nga Drenova ka reaguar kreu i bashkise Agron Kapllanaj.
Kapllanaj në një lidhje telefonike për Ora News, ka thëne se: "Inspektori i arrestuar nga policia nuk ka qene në protestë. Ai karakterizohet si një njeri intelektual i qetë dhe i sjellshëm".
Ai ka shtuar se edhe nëse do ta "kishin qëlluar 10 here inspektorin Isufaj ai në herën e 10 do të kishte bërë vetëm pyetje personit se perse e qëllon duke nënkuptuar qetësinë dhe urtësinë e tij".
Isufaj akuzohet se qëlloi me gurë në kokë një punonjës policie protestën e së shtunës në Fier kundër kryeministrit Rama.