“Rilindja, një sekt që ka mbjellë veç korrupsion, të ngrihemi ta rrëzojmë këtë sistem”

Hënë, 11 Mars 2019 09:53

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu shprehet ne nje shenim të tij në facebok se Shqipëria vijon të jetë vendi më i varfër dhe me të ardhura më të pakëta për frymë.

Duke komentuar shifrat e Eurostat, i cili thekson se shqiptarët pjesën më të madhe të shpenzimeve e çojnë për ushqim, Spahiu akuzon qeverinë duke thënë se Rilindja mbolli vetëm korrupsion duke krijuar një gjendje të trishtueshme për qytetarët.

Ja postimi i plotë i Spahiut:

Viti 2019 dhe vazhdojmë të jemi vendi më i varfër, me të ardhurat më të pakëta për frymë, ku shpenzimet për ushqime zënë përqindjen më të lartë.

Në vitin 2017 shpenzimet mesatare për banorë për bukë dhe drithëra ishin 198 euro, më të lartat historike por dhe në rajon.

Konsumi i lartë i bukës dhe brumërave është një shenjë e varfërisë dhe e nivelit të ulët të të ardhurave që siguron një vend.

Ky tregues arrin nivelet më të larta në vitet kur qeveris Rilindja, një sekt që ka mbjellë veç korrupsion (normal që ska se si mos jesh i varfër kur paguhen 20 milion euro për dy km rrugë gjysëm të mbaruar).

Dy ngelen rrugët e daljes nga kjo gjëndje, ose mbledhim plaçkat e ikim të gjithë ose ngrihemi dhe rrëzojmë këtë sistem të korruptuar që mendon veç për xhepat e vetë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...