Nga Sali Berisha
Te dashur miq, ketu me poshte keni korespondecen, letrat qe ndrikull Shahini iu nis me whatsapp mesuesve te Shqiperise. Ndrikulla ne fjale, ndonese ka vetem disa jave ne detyre ka vendosur nje rekord te zi boteror. Ajo, si asnje minister arsimi tjeter ne planet ka heshtur si fija e barit para rasteve tragjike te perseritura te perdhunimit kolektiv dhe prostituimit te nxenesve te mitura te denoncuara publikisht ne media dhe institucione zyrtare.
Me asnje fjale dhe ne asnje rast ajo nuk ka denuar keto akte kriminale apo autoret e tyre sikur te ishte avokate e ketyre te fundit dhe jo ministre arsimi.
Nuk po ndalem ne komentin e korespondences se saj por vleresojeni vete ate. sb
Pershendetje dr Berisha!Shikoni se cfare propagande te semure po na ben qeveria ne arsimtareve , qe na ka detyruar te futemi ne grupin e nje rrjeti social dhe rrin e tallet me ne duke na treguar Shqiperine e endrrave,kur ne realitet arsimi ne shqiperi ka marr fund me reformat e tyre dhe kete nuk e them vetem un por te gjithe mesuesit pa perjashtim dhe mbaj pergjegjesi per ket qe po them
Ministria e arsimit na ka futur ne nje grup what’s up dhe komunikon me gjithe mesuesit e shqiperise
Kjo esht letra qe ka derguar ajo ne kete komunikim per te shoqeruar si koment nje leter qe i kane derguar dy servile te saja te cilat po ju a nis.
Të dashur drejtorë dhe mësues, kjo javë ka qënë plot urime dhe mesazhe pozitive, por ky që gjeni më poshtë më ka bërë përshtypje në mënyrë të vecantë dhe do të doja ta ndaja edhe me ju.
Është e vërtetë, ndonjëherë duhet të kujtojmë se përtej sfidave dhe problemeve, që ju hasni cdo ditë dhe që une jam plotësisht e vetëdijshme, sistemi arsimor shqiptar ka edhe shumë arritje, ose sic shkruan Dritani dhe Shpresa, nuk ka qënë asnjherë më mirë.
Mesazhi i Dritanit dhe Shpresës nuk më vetëkënaq, por më entuziazmon dhe inkurajon që së bashku të vazhdojmë të bëjmë më të mirën.
Fundjavë të mbarë,
Besa Shahini