Kryetari i Partisë Demokratike ka zhvilluar një vizitë në një biznes fason në qytetin e Korçës. Basha është takuar me pronarët dhe punonjësit aty.
Basha tha se biznesi në vend është në vështirësi ekonomike nga çmimi i lartë i naftës, çmimi i lartë i energjisë dhe taksat e larta. “Partia Demokratike ka plan të qartë për biznesin dhe çlirimin e ekonomisë”, tha ndër të tjera lideri i opozitës.