Zbardhen porositë/ Vërtetohet se deputetët në Parlament janë kllouna, Ruçi i mëson si të sillen

Tuesday, 12 Mars 2019 18:27

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, pati disa porosi dje për deputetët socialistë për seancën e së mërkurës.

Fillimisht Ruçi lajmëroi deputetët se seanca do të zhvillohet të mërkurën në orën 10:00, pasi e enjtja është ditë pushimi për shkak të Ditës së Verës. Ai u ka kërkuar deputetëve socialistë në sallë të mos komunikojnë me deputetët e opozitës, që po hyjnë nga listat e dy partive.

“Jemi nën monitorim nga kamerat. Nuk është mirë që ju të shkoni të uleni në tavolinat e tyre dhe të bëni humor me ta. Kaq duan ata që dolën jashtë Parlamentit, që të thonë’ja deputetët e rinj dhe socialistët janë bërë njësh'”, mësohet të jetë shprehur kreu i Kuvendit në mbledhjen e grupit të deputetëve të PS-së.

Ndër të tjera, ai kërkoi që deputetët e maxhorancës të fokusohen gjatë diskutimeve të tyre vetëm te rendi i ditës dhe të mos merren me opozitën.

“Në diskutimet tuaja në Parlament përqendrohuni në rendin e ditës dhe mos u merrni me opozitën dhe akuzat e saj në drejtimin tonë. Ata zgjodhën të jenë jashtë dhe për sa kohë ata nuk janë aty, ne s’kemi pse të merremi me ta. Fokusohuni te njerëzit që ju kanë votuar dhe tek ata që përfitojnë nga projektligjet që ne miratojmë. Kur flisni, kini parasysh se ata ju ndjekin dhe presin nga ju zgjidhje të problematikave të tyre”, ka vijuar Ruçi.

Kreu i Kuvendit ka kërkuar më shumë disiplinë gjatë orëve të seancës plenare. “Shumë herë shoh karriget bosh të deputetëve, ndërkohë që kolegët e tyre flasin në foltore. Ju lutem të jeni prezentë gjatë gjithë kohës në Kuvend, për të përmbushur siç duhet detyrimin tonë ndaj atyre që na kanë zgjedhur”, mësohet të jetë shprehur kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Në këtë seancë pritet të betohen edhe 6 deputetë të rinj të opozitës, të cilët marrin mandatin nga KQZ-ja pas dorëheqjes së opozitës së bashkuar. Pritet që në Kuvend të ulen 13 deputetë opozitarë nga lista e dy partive. 4 kandidatë nga listat e LSI-së në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës pranuan mandatin dhe u betuan deputetë javën e kaluar, 5 kandidatë nga PD-ja dhe LSI-ja e morën dje mandatin nga KQZ-ja, ndërsa në Kuvend janë dhe tre opozitarët që nuk hoqën dorë nga mandati: Mylsim Murrizi, Rudina Hajdari dhe Lefter Koka, duke e çuar në 12 numrin e deputetëve të opozitës në Kuvend.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...