Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, akuzoi kryeministrin Edi Rama se shkarkoi në mënyrë të padrejtë efektiven Blerta Dervishi, vetëm se po mbronte pronën e saj
“I shkoi policia për tu shembur shtëpitë e tyre dhe një nga familjaret ishte police, ishte punonjëse e Policisë së Shtetit, e ekipit “Shqiponja”. Më thoni, kush nënë do të linte fëmijët apo familjen e saj pa shtëpi përballë një padrejtësie? Kemi një shtet të tërë, një polici të tërë, një administratë të tërë, e cila funksionon vetëm në shërbim të një njeriu të vetëm, i cili edhe kur tek në takim me popullin vesh jelek antiplumb sepse ka frikë të takohet me popullin, ka frikë të bisedojë me popullin”, u shprehn kryetarja e LSI.
Sipas saj, Rama ka frikë të takohet me qytetarët për shkak të gjendjes ekonomike ku e ka lënë vendin. Kjo është arsyeja, tha ajo, që mban antiplumb.