Zaev ja plas në sy Ramës: Ndryshimi në Shqipëri është i mundur ashtu si në Maqedoni

E mërkurë, 13 Mars 2019 13:22

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev ka bërë një paralele të protestave në të opozitës në Shqipëri me protestat e opozitës në Maqedoni gjatë kohës kur ai ishte në krye të opozitës maqedonase.

Deklaratat e Zaev janë bërë në sy të Ramës, i cili nuk i ka pritur mirë ato dhe është munduar të sajsojë sërish skenarin imagjinar rus.

Zaev i bëri komentet në lidhje me situatën e protestave në Shqipëri pas pyetjes së gazetarit nëse shikonte ngjashmëri mes braktisjes së Parlamnentit nga opozita shqiptare me braktisjen e Parlamentit nga opozita maqedonase dy vjet më parë si dhe në lidhje me protestat. “Raportet ndërkombëtare dhe ato të Departamentit të Shtetit e konsideronin Maqedoninë një regjim hybrid”, tha Zaev.

Në të vërtetë e njëjta deklaratë e Departamentit të Shtetit bëhet për Shqipërinë prej tre viteve të fundit. Por ajo që ka ngjallur më shumë interes në deklaratën e Zaev ka qenë fjalia kur ka deklaruar se “ndryshimi në Shqipëri është i mundur ashtu si në Maqedoni”, kur ka folur në lidhje me protestat.

Login to post comments