Pranuan mandatet/ Edi Paloka: Të gjithë përfaqësojnë vetëm interesat e tyre

E mërkurë, 13 Mars 2019 14:36

Në vazhdën e situatës politike të rënduar në vend, me dorëzimin e mandateve të deputetëve të opozitës, kjo e fundit duket e pashqetësuar nga rrjedhjet e vazhdueshme të kandidatëve të listave për deputet.

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka i ndodhur në Kukës, në kuadër të përgatitjes për protestën e paralajmëruar të 16 marsit u pyet nga Fax Neës për mandatimin e Arban Zenelit, si deputet i PD-së për qarkun e Kukësit në vend të Flamur Nokës duke thënë se asnjë deputet i ulur në atë parlament pas dorëzimit të mandateve nuk është përfaqësues i Partisë Demokratike.

Ish-deputeti i PD-së Edi Paloka thotë se: “E kemi bërë të qartë që askush në atë parlament nuk përfaqëson Partinë Demokratike. Të gjithë ata që hyjnë apo dalin nga ai Parlament sot për ne janë njësoj, përfaqësojnë vetëm interesat e tyre. Për ne ai parlament është Parlamenti i krimit dhe as PD-ja dhe asnjë forcë tjetër opozitare nuk ka më asnjë lidhje me atë parlament”.

Ndër të tjera Paloka është shprehur se protesta e 16 marsit do të jetë edhe më e madhe sesa ajo e 16 shkurtit dhe se nga sot e tutje komunikimin e kemi me qytetarët.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...