Lubonja: Protestat janë pak

E mërkurë, 13 Mars 2019 19:46

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar për News24 situatën politike dhe zhvillimet e ditës. Në një lidhje skype nga Italia Lubonja foli për opozitën e re në parlament, që vjen nga radhët e PD dhe LSI duke thyer kështu vendimin politik të këtyre dy forcave për të djegur mandatet. Ai tha se këta deputetë të rinj përdoren si instrumente por se kur ke blerë një deputet ke blerë një popull që ai përfaqëson.

“Vetë fakti që këta njerëz shkojnë andej-këtej sipas interesit të tyre dhe jo sipas një principi që i ka udhëhequr është treguesi i kësaj situate ku jemi. Ata i përdorin si instrumente dhe e pranojnë dhe kaq ju mjafton.
Kur blen një deputet, ke blerë një popull që ai përfaqëson. E ke parë si isntrument për qëllimet e tua dhe një popull që ai përfaqëson. Ai deputeti shikon atë që i ka dhënë votën si mjet për të bërë para. Është thelbi i gjësë që duhet të ndryshojë kulturalisht. Konica thotë se është dheu që prodhon ato pemë, dmth ata njerëz. Me këtë instrumentalizim që ka bërë kryeministri, protestat janë shumë pak. Secili duhet të shkojë tek protestat që janë”, deklaroi Lubonja.

Lidhur me përfshirjen e tij të mundshme në politikë, analisti i njohur tha se është e pamundur të bëhen dy gjëra, politikani dhe intelektuali.
“Unë nuk është se nuk jam përfshirë në politikë. Në 97 kam qenë në krye të një lëvizjeje. Nuk është kollaj të bësh dhe politikanin dhe intelektualin. Politikani kërkon votën, ndërsa intelektuali duhet të kërkojë të vërtetën. politikani për të marrë votat i duhet të bëjë koalicion dhe me gjëra që nuk ndan vizionin. janë dy punë të ndryshme që nuk mund t’i bëjë dot një njeri. Aq më tepër kur zhgënjehesh nga ky lloj politikani. Megjithatë secili duhet të bëjë mirë punën e tij them unë”, deklaroi Lubonja.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...