FOTO/ Rama dhe Basha mbërrijnë në Elbasan, gati përballja për “Ditën e verës”

E Enjte, 14 Mars 2019 08:10

Meqë Erion Veliaj ka parashikuar se të enjten në Tiranë do të bëhet nami për shkak të shiut jugkjhgjugkjhgjugkjhgjugkjhgdhe stuhive, Edi Rama dhe Lulzim Basha e janë zhvendosur në Elbasan ku pritet të festohet si zakonisht “Dita e verës”.

Mberritja e Rames ne Elbasan

Që një natë përpara kanë mbërritur në qytet edhe kryeministri, edhe kreu i opozitës. Rama u ndal në një takim me deputetët, ministrat dhe anëtarët e kryesisë në një prej resorteve të Labinotit ku edhe është mbajtur një darkë me ftesë të Taulant Ballës.

Lapsi.al mësoi se darka informale ka shërbyer edhe për të diskutuar mbi hapat që do të ndiqen në të ardhmen pas djegies të mandateve nga opozita. Edhe në kampin e djathtë ka lëvizje. Kreu i PD-së mbërriti gjithashtu në qytet pasi një ditë më pas do të takojë qytetarët të cilët do t’i ftojë për protestën e 16 marsit në Tiranë.

Por, burimet thonë se ka edhe një “surprizë” për Ramën. Kjo mbetet për tu zbuluar. Në një nga hyrjet e qytetit ishte vendosur një banderolë ku shkruhej për t’i “uruar” mirëseardhjen kryeministrit shkruhej: “Rama ik, ik ik”.

 

Modifikuar më E Enjte, 14 Mars 2019 08:43
Login to post comments