Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në facebook, ka zgjedhur tre momente që sipas tij kanë qenë kulmi i gallatës në situatën politike në vend. Ai veçon thirrjen e ambasadës franceze për të mos bërë dhunë, duke pasur parasysh protestat e jelekverdhëve në Francë, deklaratat e OSBE-së për blerjen e votës dhe këshillat e kryeministrit të Maqedonisë Zaev.
Postimi i plotë
Kulmi i gallatës në këtë krizën tonë ka qenë:
- Thirrja e Ambasadës Franceze për të mos bërë dhunë.
- Deklarimet e OSBE në Tiranë në favor të blerjes së votës.
- Këshilla e Zaevit kundër largimit të opozitës nga Parlamenti.
Të tre këto momente janë lapidari i hipokrizisë diplomatike në Shqipëri.
Kamardare të shpuara që duan të nxjerrin Edi Ramën në një breg diku…