Partia Demokratike ka zhvilluar një takim me strukturat e degës në Kukës. Në qendër të diskutimeve ishin përgatitjet për protestën e 16 marsit dhe masat që do merren për një pjesëmarrje sa më të lartë.
I dërguari i PD, Edi Paloka në një prononcim për mediat u shpreh se pjesëmarrja e demokratëve kuksianë në protestë është e rëndësishme.
Ai ndër të tjera shtoi se opozita që po përpiqet të krijohet, nuk është opozitë dhe se, sipas tij, parlamenti tashmë e ka humbur seriozitetin.