Si e konfirmoi SHBA denoncimin e opozitës për blerjen e votave nga PS

E Enjte, 14 Mars 2019 15:05

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me situatën në Shqipëri.

Bardhi ka komentuar veçanërisht pjesën e Raportit të DASH për blerjen e votave në Shqipëri.

‘Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit konfirmon blerjen e votave në 2017 dhe nivelin e lartë të korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës.

Askush nuk ndëshkohet! Kundër blerjes së votave, kundër pandëshkueshmërisë, kundër korrupsionit, shqiptarët do bashkohen më 16 Mars!’, shkruan Gazmend Bardhi në Twitter.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së citon edhe një pjesë të raportit të DASH për korrupsionin në Shqipëri.

‘Ligji parashikon ndëshkime penale për korrupsion për zyrtarët publikë, por qeveria nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive dhe zyrtarët shpesh u angazhuan në praktika korruptive pa u ndëshkuar. Korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisë’.

Modifikuar më E Enjte, 14 Mars 2019 15:08
Login to post comments