Monika Kryemadhi: Pas rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha, e shtuna do jetë më e rëndësishmja

E Enjte, 14 Mars 2019 21:15

Situata politike po radikalizohet. Protesta e ditës së shtunë paralajmërohet se do jetë më e madhja dhe më e rëndësishmja që nga data 20 shkurt 1991, kur populli rrëzoi bustin e diktatorit komunist Enver Hoxha.

Lulzim Basha po bën thirrje që të jenë sa më shumë qytetarë të Republikës për ta rrëzuar me datë 16 mars, kryeministrin. Kurse ish-kryeministri Berisha flet për revolucion kundër oligarkisë dhe mafias së drejtuar nga kryeministri Rama. Parashikimet shkojnë se mund të jenë mbi 200 mijë veta ditën e shtunë, çka do detyrojë ndërkombëtarët ti thonë Edi Ramës se duhet të largohet.

Nga ana e saj Monika Kryemadhi ka ndezur motorat e LSI dhe furia e kësaj force politike, bashkuar me LRI, do jetë vendimtare me datë 16 mars në rrëzimin e kryeministrit, që siç thotë edhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (dje) se Rama ka marrë pushtetin duke blerë votat me bandat kriminale.

Po shkohet drejt zgjedhjeve të reja parlamentare brenda këtyre muajve dhe flitet se në maj do ketë zgjedhje, pa Ramën kryeministër. Ndërkohë deputetët “tradhtarë” të LSI dhe PD, të cilët u blenë nga qeveria, e kanë fatin e shkurtër në parlament. As rrogën e parë nuk do të arrijnë ta marrin, por të paktën rruajtën eurot nga njerëzit e kryeministrit.

Sot gjatë takimit me strukturat drejtuese të LSI-së Tiranë, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi foli për vendimin e djegies së mandateve, për të cilin tha se sot më shumë se kurrë: “jemi të bindur që kemi marrë vendimin e duhur”.

Kryemadhi tha se ky vendim e rikthen LSI-në në LSI e vlerave, në LSI-në e principeve dhe e njerëzve që duan të bëjnë ndryshimin. “Sepse djegia e mandateve tregoi edhe njëherë dhe riktheu edhe njëherë LSI-në e 2004-ës, LSI e vlerave, LSI-në e njerëzve që duan të bëjnë ndryshimin, LSI-në e njerëzve që i thonë JO arrogancës, LSI-në e njerëzve që i thonë JO tundimit, që i thonë JO kapjes, që i thonë JO pengmarrjes. Riktheu edhe njëherë LSI-në e lirë, LSI-në që është e pakapur në asnjë cep, riktheu edhe njëherë vlerat, riktheu principet të cilat ne duhet ta bënim Katharsisin tonë”, tha Kryemadhi. Kryetarja e LSI-së tha se 17 deputetët e LSI që dogjën mandatet dhe të gjithë kandidatët për deputet që i refuzuan këto mandate, janë krenaria e Monika Kryemadhit dhe krenaria e LSI-së së vlerave dhe principeve. “Dhe djegia e mandateve tregoi edhe njëherë që lista e deputetëve nuk ishin zgjedhja e Monika Kryemadhit, por 17 deputetët që dogjën mandatet dhe të gjithë ata që pranuan të mos jenë pjesë e Parlamentit të krimit, janë krenaria e Monika Kryemadhit, janë krenaria e LSI-së”. Ajo u dha përgjigje të gjithë skeptikëve të këtij vendimi ekstrem të opozitës. “Është veprim ekstrem, por për të gjithë ata që thonë që është veprim ekstrem, për të gjithë ata që thonë që duhet oksigjen për Parlamentin, për të gjithë ata që thonë që debati bëhet në Parlament, për të gjithë ju që nuk besoni në principe dhe në demokraci, duhet tju bëjmë vetëm një pyetje. Ligjin për teatrin, që është ligj korruptiv, grabitës, Ligji për pronat që u grabitet prona qytetarëve dhe që u grabitet prona pa asnjë dokument dhe pa asnjë vendim gjykate, ligji i dividentit që vjedh dhe grabit miliona euro nga taksat e shqiptarëve dhe favorizon oligarkët, apo amendamentet e vajzave tona studente për tetë kërkesat e studentëve që u rrëzuan, heqja e të drejtës së fjalës së opozitës në Parlament, e shumë e shumë veprime të tjera të paligjshme, shkelja e Kushtetutës për zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme, ku ligji thotë me 84 vota, dhe këta e zgjodhën me 69 vota, ndërtimi i organeve të sistemit të drejtësisë me njerëz të cilët institucionet ndërkombëtare i quajnë njerëz të cilët nuk kanë kredibilitetin dhe integritetin moral për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë, më thoni në cilën gjykatë mund të ankohet opozita sot? Ka dy vjet që Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë. Tashmë është edhe pa Parlament. Ka ngelur në këmbë vetëm mëkëmbësi i mbretit që është Edvin Rama që nuk është gjë tjetër veçse mëkëmbësi i krimit. Prandaj shteti ka rënë. Prandaj nuk mund të lejojmë që një kriminel dhe një i çmendur të marri peng Shqipërinë, të marri peng të ardhmen e Shqipërisë”, tha Kryemadhi.

 

Faleminderit të gjithëve. Në fakt nuk di ku ta fillojë dhe ku ta mbarojë me të gjithë emrat tuaj. Këtu shikojmë themelues të LSI-së, që e kanë nisur që fëmijë dhe sot janë nëna, janë baballarë, janë gjyshër për ata që kanë qenë më të rritur. Dhe kjo është fitorja më e madhe e jona, sepse djegia e mandateve tregoi edhe njëherë dhe riktheu edhe njëherë LSI-në e 2004-ës, LSI-në e vlerave, LSI-në e njerëzve që duan të bëjnë ndryshimin, LSI-në e njerëzve që i thonë JO arrogancës, LSI-në e njerëzve që i thonë JO tundimit, që i thonë JO kapjes, që i thonë JO pengmarrjes. Riktheu edhe njëherë LSI-në e lirë, LSI-në që është e pakapur në asnjë cep, riktheu edhe njëherë vlerat, riktheu principet të cilat ne duhet ta bënim Katharsisin tonë. Dhe djegia e mandateve tregoi edhe njëherë që lista e deputetëve nuk ishin zgjedhja e Monika Kryemadhit, por 17 deputetët që dogjën mandatet dhe të gjithë ata që pranuan të mos jenë pjesë e Parlamentit të krimit, janë krenaria e Monika Kryemadhit, janë krenaria e LSI-së.

Sot më shumë se kurrë ne jemi të bindur që kemi bërë vendimin e duhur. Është veprim ekstrem, por për të gjithë ata që thonë që është veprim ekstrem, për të gjithë ata që thonë që duhet oksigjen për Parlamentin, për të gjithë ata që thonë që debati bëhet në Parlament, për të gjithë ju që nuk besoni në principe dhe në demokraci, duhet tju bëjmë vetëm një pyetje. Ligjin për teatrin, që është ligj korruptiv, grabitës, Ligji për pronat që u grabitet prona qytetarëve dhe që u grabitet prona pa asnjë dokument dhe pa asnjë vendim gjykate, ligji i dividentit që vjedh dhe grabit miliona euro nga taksat e shqiptarëve dhe favorizon oligarkët, apo amendamentet e vajzave tona studente për tetë kërkesat e studentëve që u rrëzuan, heqja e të drejtës së fjalës së opozitës në Parlament, e shumë e shumë veprime të tjera të paligjshme, shkelja e Kushtetutës për zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme, ku ligji thotë me 84 vota, dhe këta e zgjodhën me 69 vota, ndërtimi i organeve të sistemit të drejtësisë me njerëz të cilët institucionet ndërkombëtare i quajnë njerëz të cilët nuk kanë kredibilitetin dhe integritetin moral për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë, më thoni në cilën gjykatë mund të ankohet opozita sot? Ka dy vjet që Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë. Tashmë është edhe pa Parlament. Ka ngelur në këmbë vetëm mëkëmbësi i mbretit që është Edvin Rama që nuk është gjë tjetër veçse mëkëmbësi i krimit. Prandaj shteti ka rënë. Prandaj nuk mund të lejojmë që një kriminel dhe një i çmendur të marri peng Shqipërinë, të marri peng të ardhmen e Shqipërisë. Por kjo është politike kjo që themi ne sot. Por ne nuk do tju bëjmë thirrje njerëzve që të dalin për politikë. Sepse politika ka kusuret e saj, qoftë unë qoftë Petriti, qoftë edhe shumë politikanë të tjerë, por nuk ka kusure Endriti, Floida, Kejdi e shumë të rinj e të reja, apo edhe ju këtu. Dhe ne kusuret tona do ti lajmë dhe do të përgjigjemi deri në fund për gabimet që kemi bërë. Por protesta e ditës së shtunë do të jetë protestë ku do të dalin të gjithë qytetarët pa dallim bindjesh. Përse do të dalin? Do të dalin sepse si të jetosh në shtëpi, si të mos jetosh në shtëpi, si ta kesh shtëpinë e palegalizuar dhe ty qeveria e Edi Ramës sot do të vijë ta prishë dhe do të paguash dhe 5 milion lekë për shtëpinë e palegalizuar, ndërkohë ti paguan 8 mijë lekë në muaj vetëm taksë uji, pa e hapur asnjëherë çezmën e ujit. Kjo është qeveria që grabit qytetarët e saj. Kjo është qeveria që grabit njerëzit e saj. Kjo është qeveria që grabit votuesit e saj. Por normal që i grabit, sepse ju thotë: mbylleni gojën se ja u kam blerë votën, mbylleni gojën sepse kam në dorë fatin tuaj, mbylleni gojën se të kam peng, mbylleni gojën se do tju çoj në prokurori, mbylleni gojën se do të heq nga puna, mbylleni gojën se do të kërcënoj me armën e krimit. E pra, njerëzit u lodhën, u mërzitën dhe u neveritën nga kjo qeveri kërcënuese dhe shantazhuese. Sot më shumë se kurrë shqiptarët do të dalin në shesh, jo për të kërcënuar, as për të shantazhuar, por për të thënë që jemi të lirë dhe fatet tona nuk i ka në dorë as Edi Rama dhe as banditët e Edi Ramës. Prandaj ju lutem me dorë në zemër, secili nga ju të mendoj njëlloj si për fëmijët e tij, secili nga ju të mendoj njëlloj si për prindërit e tij, secili nga ju të mendoj si për veten e tij, sepse është shumë e rëndësishme që data 16 Mars, nuk ka rëndësi se çfarë do të bëjmë ne atje, por ka rëndësi për të treguar që e gjithë Shqipëria është aty.

Modifikuar më E Enjte, 14 Mars 2019 21:17
Login to post comments