Prej afro një muajsh banorët e Këlcyrës janë terrorizuar nga dhuna e paparë policore, në shkelje flagrante të të drejtave të njeriut. Dhuna që arrin në nivele ekstreme vjen për shkak se ky shtet, kjo qeveri projekton pa dëshirën e banorëve, pa marrë mendimin e pëlqimin e tyre dhe, më keq akoma, duke shkelur hapur të trejtat themelore të njeriut. Ky regjim hajdutësh të paskrupullt, autokratik , ky pushtet lokal i pacipë kërkon të "implementojë" jashte çdo transparence në Këlcyrë nje "projekt rekreativ", me vlere 4 milionë euro, të cilat, sipas disa burimeve, u janë premtuar një medie të caktuar, sahanlëpirësve të qeverisë Rama. Ndaj këtij projekti monstruoz që ka për qëllim jo të ngrejë kopshtin dhe parkun rekreativ, por të fusë në xhepin e kësaj medie paratë e të terorizojë banorët, është shprehur kundër edhe Këshilli Bashkiak, por pushteti lokal, në harmoni me atë qendror, kërkon nëpërmjet Policisë t’u mbyllë gojen qytetareve viktima, që e kanë kuptuar se çdo tërheqje nga rezistenca e tyre paqësore e demokratike, do t'i lerë ata nën "qiell të hapur" dhe financimet milioneshe do të përfundojnë në xhepin e mbështetësve të qeverisë, sahalëpirësve që shpëlajnë trupë e qytetarëve, me propagandën e fëlliqur të kryeministrit Rama.