Debati mes Shkullakut dhe Pezës mes mjekrrës dhe 1 milionë eurove

Premte, 15 Mars 2019 14:42

Një sherr u konsumua sonte në “Opinion”, midis gazetarit Armand Shkullaku dhe ish-deputetit socialist Alfred Peza.

Shkak sërish u bë pasuria 1 milion euro e Pezës, për të cilin pati akuzë nga prokuroria, por siç tha ai e ka fituar pafajsinë në gjyq.

Në një moment të bisedës në studio, Shkullaku i është drejtuar Pezës, duke i thënë që ai kishte ndryshim nga Peza.

 

Peza është përpjekur ta kalojë me batutë këtë moment, duke i drejtuar Shkullakut me fjalët: “Ku është ndryshimi ynë, që dallojmë nga mjekra”

Por përgjigja e Shkullakut ndaj Pezës ishte epike.

“Dallimi është që unë e deklaroj mjekrën, kurse ti jo, pasi mua nesër më vjen Prokuroria në shtëpi nëse nuk e deklaroj”,-iu kthye Shkullaku, duke i lënë të kuptohet Pezës, 1 milion eurot e padeklaruara.

Debati i plotë

Shkullaku-Pezës-Tani ekspert imobiliar na dole, unë të dija ekspert financash

Peza-Tani edhe ti ekspert vilash dole edhe ekspert i çadrave të PD-së dole

Shkullaku-Po, pra, po, por jo i lekëve te xhepi

Peza-Ato i kam të deklaruara unë

Shkullaku-Jo, jo si ke, të kam pas vartës gjithë kohës

Shkullaku-Ti e di që ne të dy kemi ndryshim

Peza-Po çfarë ndryshimi kemi o Shkullak. Ku dallojmë? Nga mjekra?

Shkullaku: Dallimi është që unë e deklaroj mjekrën, kurse ti jo. Sepse në dallim nga ty mua nesër më vjen Prokuroria në shtëpi.

Login to post comments