Kryemadhi gati për protestë, qytetarët nisen nga rrethet

Saturday, 16 Mars 2019 08:59

Ashtu siç është paralajmëruar prej ditësh, në orën 11.00 të kësaj të shtune pritet të kulmojë protesta e opozitës para Kryeministrisë.

Qysh në orët e para të mëngjesit qytetarët mbështetës të opozitës janë nisur nga rrethet, për tu bërë bashkë në Tiranë.

E ndërsa përgatitjet vijojnë, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhe ka mbërritur në selinë e partisë pak minuta para orës 08.00, për të bërë edhe përgatitjet e fundit.

Ndërkohë kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka shkuar ende në selinë blu.

Kjo e sotmja është paralajmëruar si protestë masive pas asaj të 16 shkurtit.

Në kërkesën e saj, PD njofton policinë se protesta do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tek sheshi para kryeministrisë, Lulishtja tek piramida dhe te rruga “Ismail Qemali” në krah të kryeministrisë.

Sakaq për mbarëvajtjen e saj janë angazhuar rreth 1600 efektivë policie në terren.

Por mësohet se policia ka refuzuar kërkesën për leje 48 orëshe të protestës, duke ka kërkuar që të përfundojë brenda datës 16 mars.

Ndërkohë janë marrë masat për mbarëvajtjen e tubimit, që te skela përpara kryeministrisë e deri te kamerat me shikim 360 gradë.

Login to post comments