jë prej protestuesve në mënyrë simbolike i ka shpërndarë policëve prej termusit që kishte marrë me vete disa bidona të vegjël uji.
Disa prej efektivëve që qëndronin para Kryeministrisë e kanë pranuar me dashamirësi, ndërsa disa të tjerë kanë refuzuar.
Në terren janë angazhuar 1600 efektivë për mbarëvajtjen e sigurisë. Për të shmangur dëmtimin e godinës së Kryeministrisë si dhe hyrjen e protestuesve brenda, pjesa e jashtme e derës dhe dritareve të Kryeministrisë është veshur me llamarina.