Dhuna e Policisë/ Reagon PD: Do të marrë ndëshkimin e merituar kushdo që…

Saturday, 16 Mars 2019 17:39

Partia Demokratike i ka cilësuar si sulm kriminal përdorimin e mjeteve të helmimit masiv nga ana e policisë së shtetit në protestën e sotme të opozitës.

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi ka deklaruar se personat që kanë urdhëruar një sulm të tillë mbi qytetarët do të marrin ndëshkimin e merituar.

REAGIM i SEKRETARIT TE PERGJITHSHEM TE PD, GAZMENT BARDHI

Dënoj me forcë sulmin kriminal të Policisë së Shtetit me mjete të helmimit masiv ndaj qytetarëve, veçanërisht grave dhe fëmijëve në protestë. Kushdo që ka urdhëruar dhe ushtruar dhunë ndaj qytetarëve, në mënyrë të paligjshme dhe kriminale, do të marrë ndëshkimin e merituar!

Modifikuar më Saturday, 16 Mars 2019 17:56
Login to post comments