Policia e Sandër Lleshajt nuk di më se ku është, aq sa ka bërë lëmsh dhe vetë Ministrin e Brendshëm…
Pak ditë më parë, ishte vetë Ministri Lleshaj i cili atakoi policinë, pasi nuk arriti të menaxhonte siç duhej një konflikt civil tek “Petro Nini”, duke deklaruar se uniformat blu nuk ishin në lartësinë e detyrës, madje shkoi deri aty, sa të ‘rishkarkonte’ për të dytën herë ish-drejtuesin e Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj, për mos realizimi detyre.
Por sa ndryshon sjellja e policisë që sulmoi Lleshaj një javë më parë tek “Petro Nini”, me policinë e Lleshajt sot në protestë?
Një javë më parë, për hir të së vërtetës, policia bëri një shfaqje të turpshme, duke tërhequr në rrugë fëmijë dhe gra, të cilët kishin dalë në mbrojtje të banesës së tyre, dhe pikërisht për këtë gjest Lleshaj e sulmoi.
Ndërsa sot, po kjo polici e Lleshajt, jo vetëm që tërhoqi në rrugë kë të mundte, por nuk kurseu as gazin lotsjellës dhe as ujin me presion ndaj nënave dhe fëmijëve.
Por sot, Lleshaj nuk doli më t’i tërhiqte vërejtje policisë për sjelljen e saj të dhunshme, pasi këtë herë ajo nuk ndërhyri mes një konflikti qytetar (për Rilindasit pak rëndësi ka se çfarë bëjnë shqiptarët me njëri-tjetrin), por po mbronte fort dhe me heroizëm liderin e vetëshpallur të mbarëkombëtar shqiptar, Edi Ramën, i cili nga frika e shqiptarëve sot shkoi të strehohej në tunelet e Skraparit.
Si përfundim si do që ta rrotullosh të dy policitë e Lleshajt janë njësoj, njëra m.. e tjetra k…